Web Analytics
BallinaKURIOZITETEFUNDjali i Messit i gjuan tifozët me çamçakëz, reagimi epik i gruas...

Djali i Messit i gjuan tifozët me çamçakëz, reagimi epik i gruas së Messit (VIDEO)

Ndërsa Lionel Messi udhëhoqi Argjentinën në një fitore 2-1 ndaj Australisë në 1/16 e finales së Kupës së Botës, djali i tij Mateo u pa duke iu hedhur çamçakëz tifozëve.

Veprimet e 7-vjeçarit u kapën në kamera, ku u pa edhe nëna e tij Antonela Roccuzzo duke e qortuar.

Lionel Messi shquhet për standardet e tij të larta brenda një stadiumi dhe gruaja e tij Antonela Roccuzzo qartë dëshiron që fëmijët e tyre ta imitojnë atë.

Ajo shpejt qortoi veprimet e Mateos dhe mund të shihet duke folur ashpër ndaj tij në video.

Gjatë turneut, Lionel Messi ka folur me dashuri për fëmijët e tij, duke theksuar se ata tani janë më të rritur dhe në gjendje të vlerësojnë Kupën e Botës që po vazhdon./KlanKosova/

Shiko videon:

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,002NdjekësitNdjek

Të Fundit