Djali i Tomë Gashit në lidhje me femrën më të bukur shqiptare, Adrola Dushin

Nuk ka shumë kohë kur u pyet nëse është në një lidhje dashurie me një djalë nga Kosova dhe modelja, Adrola Dushi, zgjodhi të përgjigjet mençur duke mos e mohuar por duke thënë se “po kontribuon në bashkimin kombëtar mes Kosovës dhe Shqipërisë”.

Magazina.al, ka mësuar se Adrola Dushi, e cila konsiderohet si femra më e bukur shqiptare, është në lidhje me ish-kandidatin për deputet në Kuvendin e Kosovës, Albin Gashi, i cili është djali i avokatit të njohur Tomë Gashi.

Burime të aferta me çiftin kanë treguar se dyshja tashmë ka kohë që janë në lidhje dhe se Adrola është zhvendosur në Prishtinë, ndërsa shpesh janë parë bashkë në publik.

Duket se Albini Gashi, i cili nuk pati fatin të bëhet deputet në zgjedhjet e fundit, ka fat të madh në dashuri pasi në krah ka një nga femrat më të bukura shqiptare.

Kujtojmë se Adrola Dushi, ishte e martuar me ish bashkëshortin Adisin me të cilin ka një djalë, Troin.