Djali Jozefinës ka ditëlindjen, partnerja e uron me foton e papublikuar më parë 

Që prej datës 14 shkurt të këtij viti kemi zyrtarisht në showbiz një çift të ri dhe shumë simpatik.

Ata janë Genar Topalli (djali i ish deputetes Jozefina Topalli) dhe modelja bukuroshe, Cindy Marina.

Cindy ka postuar në rrjetet sociale një foto të çiftit, pasi partneri i saj ka festuar dje ditën e tij të lindjes, “Gëzuar ditëlindjen dashuria ime”, shkruan Cindy në këtë foto të pushimeve të tyre.

Ata duken shumë bukur bashkë dhe mbi të gjitha duket qartazi që janë shumë të dashuruar.