Do habiteni me dëshirën e fundit të një gruaje para se të ndërronte jetë, që ia plotësoi mjeku kujdestar

Një gruaje të sëmurë në Australi i është plotësuar dëshira e saj e fundit për të shkuar në plazh nga mjekët në Queensland.

Në një foto që u shpërnda në rrjetet sociale shihet mjeku që qëndron pran gruas së sëmurë në shtratin e saj të spitalit, në plazh.

Çifti shihet duke shikuar ujërat e plazhit në Hervey Bay, një qytet bregdetar në juglindjen e Queensland.

Postimi është shpërndarë më shumë se 12.000 herë që kur është publikuar në Facebook të mërkurën.

“I bukur, shumë rrënqethëse. Faleminderit për ndarjen,” shkruan një koment.