Nëse keni problem me gjumin dhe nuk mund te fleni, apo edhe efikasiteti në pune ju ka munguar apo edhe në fitnes, gjithashtu ju ka humbur edhe vullneti, ju munngon energjia, të gjitha këto do ti rregulloni pasi ta lexoni këtë artikull, dhe shpresojmë që ti zgjidhni këto probleme tani, shkruan InfoKosova.

Ditë më parë FoxNews ka bërë një artikull ku sipas një studimi, nëse kafes i vendosni gjalpë, do të jeni më energjik dhe kjo metodë ndihmon në rënje të peshës suaj.

Por duhet të keni kujdes që gjalpa të mos jetë e njelmët, mund të ndodhë që të ju zgjoj plotësisht.

Kur është fjala për kripën, ajo është edhe një mënyrë e shkëlqyeshme që ta qitni në kafe – nëse e përdorni në vend të sheqerit, kafja juaj e mëngjesit do të ketë shije edhe më të mirë.

Në të vërtetë, kripa lidhet edhe me receptorët e shijes dhe bllokon ata receptorë të cilët e ndiejnë shijen e hidhur.

Kafja ka një efekt emocionues që na jep një shkundje të menjëhershme të energjisë dhe na bën edhe më rezistentë ndaj lodhjes fizike.

Pas një filxhani kafeje, mund të ndihemi plot energji dhe vigjilentë.