“Do ta dërgonte në shtëpi”, Valon Berisha tregon emrin e këngëtares shqiptare që i pëlqen

Këngëtarja e njohur shqiptare, Kida, vazhdon të jetë një emër shumë i dashur për publikun shqiptar.

Ajo vazhdon të jetë aktive me projekte muzikore dhe mund të themi lirshëm se çdo këngë e saj bëhet hit për një kohë të shkurt, shkruan GazetaBlic.

Futbollisti i njohur, Valon Berisha, ka shprehur hapur pëlqimin ndaj Kidës dhe këtë e bëri një intervistë për “Robi plaket kur don vet”.

Valoni u pyet se cilën nga këngëtaret shqiptare pëlqen dhe do ta dërgonte edhe në shtëpi, ai përmendi emrin e Kidës duke shprehur hapur pëlqimin për të./Blic/