Do të habiteni si po i përshëndet Kurti bashkëpunëtorët

Qeveria e Kosovës mbajti mbrëmë një mbledhje të jashtëzakonshme ku mori masa lidhur me parandalimin e koronavirusit.

Pas kësaj në një deklarata për media, kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se prej mbrëmë nuk do të përshëndetet më me dhënie dore me ministrat e as zv.kryeministrat.

E kjo gjë u zbatua sot në një takim të Kurtit me shefin e EULEX-it, Lars Gunnar Wigemark.

Kurti zgjodhi që të përshëndetet vetë më bërrylin e krahut e të mos i zgjaste dorën, formë përshëndetje e re që po përdoret nga shumë zyrtarë të huaj pas shpërndarjes së koronavirusit./Indeksonline/