“Do të nxjerr të gjitha mesazhet”- Agravon debati mes dy konkurrentëve të Për’puthen: Mos ta dëgjoj zërin kur…

Dy konkurrentët e Për’puthen Laureta Zyba dhe Neritan Seferkolli kanë pasur një debat të ashpër gjatë puntatës së sotme të programit.

Teksa po komentohej takimi i Rrushes me Astritin në studio, Neritani dhe Alesia bënë akuza kundrejt tyre, ku konkurrentja shprehu se Astriti ka tentuar t’i afrohet jashtë kamerave.

Neritani shprehu se ata bëjnë plane jashtë kamerave, madje shtoi se ata takohen jashtë programit, kaq ka mjaftuar që Laureta të shpërthejë ndaj tij, duke i rikujtuar një takim që ata kishin pasur jashtë programit, ajo tha se Neritani i ka kërkuar që ta ftojë në takim, gjë që u mohua nga ana e këtij të fundit.

Më tej Neritani deklaroi se do të publikojë të gjithë mesazhet që kanë shkëmbyer, por pa dhënë ende detaje, ai e quajti Lauretën “fallco” dhe tha se “do të tregojë fytyrën e saj të vërtetë”, situata në studio agravoi, dhe menjëherë u kalua në publicitet.