Web Analytics

Do të xhirojnë film, por a do ti paguajë Top Channel banorët e BB VIP që do të interpretojnë aty?

Botuar nga: InfoKosova

Dihet se pas daljes nga BB VIP jehona e banorëve vazhdon për disa muaj.

Lart e poshtë janë po këta personazhe që ankohen se nuk janë paguar edhe pse sollën një sukses madhështor televiziv dhe ekonomik për TCH.

Burime për Kryefjala kanë zbuluar se bashkëshorti i Arbana Osmanit mund të jetë regjizori që do të realizojë një film komedi me ish banorët e BB VIP Albania 2.

Nuk dihet ende lista e ish konkurentëve që do të jenë në këtë projekt, por një postim i Olta Gixharit na bën të dyshojmë se ajo do të përfshihet në këtë projekt.

Vjeshta do mbledhë njerëzit në kinema dhe biletat do kenë shitje, por pyetja është: A do paguajë Top Channel banorët që do të luajnë në këtë komedi?

Apo edhe kësaj here do performojnë falas siç bënë ne Big Brother Albania VIP2?

Jo të gjithë kanë pasur fatin të hedhin firmën në një kontratë nga TCH si Luizi, ndaj para se të ankohen të mos pranojnë të bëjnë punë të papaguara.

Megjithëse për disa personazhë të dëshpëruar ndoshta : rëndësi ka pjesëmarrja.

Të FUNDIT