Dogana e Kosovës ka konfiskuar sot 39 telefona të markave Iphone dhe Samsung në Ferizaj.
Kundrejt palëve përgjegjëse janë iniciuar procedurat kundërvajtëse, thuhet në njoftimin e doganës.
Ndërsa, në pikëkalimin kufitar në Merdarë gjatë kontrolleve tek një shtetas i Serbisë janë gjetur 3 thika të fshehura brenda makinës së tij, të cilat edhe janë konfiskuar .