Web Analytics
BallinaSHOWBIZDojna Mema sapo na zbuloi cili është ushqimi i vetëm që di...

Dojna Mema sapo na zbuloi cili është ushqimi i vetëm që di të gatuaj

Moderatorja e njohur Dojna Mema dhe partneri i saj, këngëtari Vlashent Sata janë prindër të djalit të tyre Nolan Sol dhe shpesh postojnë foto të të voglit të tyre.

Mirëpo, së fundmi, Dojna na ka zbuluar se ajo nuk i ka punët mirë me gatimin, më saktë, na ka treguar se di të gatuajë vetëm makarona e asgjë tjetër.

“E vetmja gjë që di të gatuaj, por pa modesti e qaj”, shkruan ajo.

Moderatorja, gjatë një interviste, ka zbuluar më herët se e ka pasur kompleks në fillim lindjen përmes rrugës çezariane (me operacion), por sot u shpreh e lumtur për zgjedhjen e saj.

“Kompleks kam pasur faktin që linda me (operacion) dhe jo me lindje natyrale.

Kjo ka qenë pjesa më e komplikuar që unë e kam vuajtur shumë, për fat kisha Vlashentin afër.

Deri në momentin e fundit kam shkuar në spital me idenë që do lindja vetë.

Kisha panik, as nuk e kisha menduar fare momentin e lindjes dhe kur erdhi…nuk isha vërtetë gati.

Por të kisha pasur një ndjekje graduale, ndoshta mund ta kisha përballuar por tani jam e lumtur për zgjedhjen e bërë, shtatzëninë e kam pasur shumë te lehtë, e kam përjetuar shumë mirë.

Kam lindur në javën e 41 se fëmija ishte pak ‘përtac’.

E mira që të gjitha gratë të ndjekin një regjim të mos konsumojnë gjëra të dëmshme, pavarësisht se unë kam ngrënë pica”- tha Dojna.

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,000NdjekësitNdjek

Të Fundit