Doktoresha kosovare festoi ditëlindjen me pacientet në kohën e koronavirusit

Mjekët e infermierët kosovarë janë ata që gjatë këtyre ditëve janë në vijën e parë të frondit duke u kujdesur për pacientët të cilët kanë simptoma e që janë të infektuar me koronavirus.

Por ka edhe mjekë që ditëlindjen e tyre gjatë këtyre ditëve po e festojnë në terren duke u gjetur kështu pranë pacientëve kosovarë anë e mbanë Kosovës.

Datën e lindjes me pacientë dje e ka festuar edhe doktoresha kosovare Dafina Krasniqi.

Ky është postimi i saj i plotë pa ndërhyrje ku ajo tregon se si e festoi ditëlindjen e saj:

Ditëlindja është ditë e feste shumë e veçantë, në kujtesën e secilit prej nesh, çdo vit festime ndryshe nga viti i kaluar.

Për qudi marsi i 2004 me trazira truri im i mbanë mend ma shumë momentet e vështira… dhe po atë ditëlindje me 17 mars 2004 interesante.

Sot festë e mbyllur në shërbim të popullit në këto ditë të vështira për vendin së bashku me gjithë mantilbardhet tjerë..kohë qe ta kujton vitin 1999 kur edhe axhi im i ndjerë dr.Fatmir Krasniqi ishte në shërbim të secilit qytetar që kishte nevoj për të, e un sot ndjeki hapat e tij.

Gjatë asaj periudhe na patën shoqëru shumë lajmet, njejtë si këto ditë pandemie…

Por sot jam me fat dhe shumë krenare që jam në shërbim të popullit, urimi jem ma i mirë është këto ditë qe gjithë kolegët e mi te jenë shendoshë e mirë.

Vetëm kur na mungon shëndeti ia kuptojmë rëndesinë e t’qenit t’shëndetshëm, prandaj tash e tutje kur e uroni dikë uroni të ketë shëndet se nuk vlenë asgjë tjeter më shumë?

Faleminderit të gjithëve për kujdesin e urimet e respektin

Ju paqa gjithmonë

Sinqerisht dr.Dafina.