Doktori në Urgjencën e Malishevës: S’kemi nevojë për lëvdata, por për më shumë pajisje

Mjeku i Emergjencës në komunën e Malishevës, Jeton Morina ka deklarua se ai dhe kolegët e tij në këtë situatë kanë nevojë më shumë për pajisje, sesa për lëvdata.

“Vërtetë po rrezikohemi.

Stafi emergjent në komunën tonë nuk ka as kushte minimale për ta luftuar këtë pandemi.

Këto ditë krize mos na lëvdoni është detyra jonë, por bëjeni detyrën tuaj na sillni pajisje të nevojshme që të punojmë”, ka thënë ai.

Morina përgëzoi ministrin e Shëndetësisë për të gjitha masat e ndërmarra deri më tani, por tha se ka harruar masën më themelore, atë të pajisjes së urgjencave që po përballen me fluksin më të madh të pacientëve në nevojë.

Deri më tani numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë është 33./Indeksonline/