Doktori që operoi presidentin Thaçi me dedikim emocional për të

Mjeku që ishte pjesë e ekipit që operuan dje presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, Bashkim Gllareva përmes një postimi në Facebook i ka dedikuar disa fjalë prekëse.

“Nuk dija si t’i drejtosha bashkëluftëtar apo President.

Ai më tha jam si çdo pacient tjetër.

Jam Hashimi.

Edhe pas 20 vitesh, kishte mbetur ai i luftës, i thjeshtë dhe i qëndrueshëm.

Gjatë luftës ecnim bashkë në veprime kundër ushtrisë dhe policisë serbe.

Ndërkaq, sot përjetova momentin më të rëndësishëm dhe u gjenda para përgjegjësisë më të madhe jetësore dhe profesionale.

Jam duke qëndruar pranë bashkëluftëtarit, pranë presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Ështe ndjenjë e veçantë, emocion i paharruar”, ka shkruar Gllareva.

Ai ka theksuar se presidenti është trajtuar në Klinikën e Urologjisë në QKUK, si të gjithë qytetarët tjerë të Kosovës.

“Modestia e tij më bën të ndjehem krenar me njeriun e parë të shtetit tim.

Jam shumë i lumtur që pas opermit, Presidenti me plot humor dhe besim, në këmbët e tij u kthy nē shtëpi.

Zoti e bekoftë Presidentin tonë”, ka përfunduar postimin doktori Gllareva.