Web Analytics
BallinaSHOWBIZDonald Veshaj thumbon hapur Luana Vjollcën me postimin e fundit?

Donald Veshaj thumbon hapur Luana Vjollcën me postimin e fundit?

Moderatorja e njohur shqiptare, Luana Vjollca është rikthyer në ekran pas një pauze të gjatë.

Prezantuesja bionde ka nisur një emision të ri tash e dy javë me emrin “Zemër Luana”, e që u prit mirë nga publiku.

Për të falënderuar publikun dhe fansat e saj për mbështetje, Luana hyri ‘live’ në Instagram duke u shprehur mirënjohëse për mirëpritjen e tyre.

Një gjë e tillë duket se nuk ka kaluar pa u ironizuar nga aktori dhe moderatori, Donald Veshaj.

Kështu të paktën ka lënë të kuptohet me një postimi që bëri mbrëmë (e diel) në InstaStory.

“Hej si jeni?

Kush e do një video për dashurinë që më jepni, për statistika, për klikime e për kështu gjërash.

Apo jo? Më mirë jo, e lëmë, e lëmë”, dëgjohet duke thënë Donaldi në video.

Mbetet për t’u parë nëse kjo do të nxisë ndonjë reagim nga Luana si një kundërpërgjigje.

Shiko videon:

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,000NdjekësitNdjek

Të Fundit