Donaldi emocionohet kur dëgjon këngën e Trixës: Ah sa më ka marrë malli

Donald Veshaj, i cili krijoi një histori dashurie me Beatrix Ramosaj gjatë qëndrimit në Big Brother VIP ka dëgjuar sot një prej projekteve të saj muzikore.

I buzëqeshur, tha se e ka marrë malli ndonëse ka vetëm 5 ditë që ka lënë shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Ndërsa Arjola supozonte se po bënte një projekt të ri muzikor dedikuar dashurisë së tyre.

Kujtojmë se ditën e djeshme, ka reaguar për herë të parë Beatrix duke treguar se vazhdon të mbështesë lojën e Donaldit dhe i uron fitoren, sa i përket këngës, tha se gjatë kësaj periudhe që ka qëndruar larg rrjeteve sociale dhe emisioneve televizive, i është kushtuar pasionit të saj për muzikën.