Donaldi flirton me banoren që i shprehu pëlqim, kamera e kap duke ia bërë me sy

Ndër ngjarjet më të përfolura në media rozë që nga fillimi i sezonit të ri të reality-show, “Big Brother VIP”, ka qenë takimi i Donaldit me ish të dashurën e tij, moderatoren, Bora Zemani.

E që ky takim ka bërë që disa nga vajzat brenda shtëpisë të ‘ftohin’ raportet me të.

Javën e kaluar në shtëpi hyrën tri vajza, Einxhel Shkira, Beatrix Ramosaj dhe Sarah Berisha, kjo e fundit që në hyrje kishte deklaruar që ka një pëlqim për Donaldin, teksa mbrëmë në lojën e “sinqeritetit”, ajo u pyet nga Kledi se me cilin nga banorët do të dëshironte të njihej me afër, ajo u përgjigj Donaldin, por duke treguar edhe arsyen.

“Donaldin, sepse është alamet çuni dhe do të them sinqerisht nëse Donaldi nuk do të kishte historinë e tij, do kisha shumë dëshirë të njihja më shumë Donaldin”, u shpreh Sara.

Teksa kamerat brenda shtëpisë pas kësaj deklarate të Sarës e zunë Donaldin duke ia bërë me sy.

“Je shumë e mirë”, ia ktheu Donaldi.