Donaldi habit me deklaratën e tij rreth “BBV”

Donaldi ishte personazhi më i përfolur gjatë rrugëtimit të tij në “BBV”.

Por ai përtej kësaj në qendër të vëmendjes ishte edhe pas mbarimit të “BBV”.

Së fundi ishte i ftuar në “Wake Up”, ai tha se ka gjëra që do të donte t’i bënte ndryshe dhe se çdo njeri gabon, pasi kjo ishte një eksperiencë e fortë për të dhe e pazakontë.

“Po, ka gjëra që do t’i kisha bërë ndryshe, formati është i tillë në momentin që ti je 24 orë në 24 me kamera live, çdo njeri gabon, ishte një eksperiencë shumë e fortë, nuk është një gjë e zakontë.

Nuk është si të dalësh në një intervistë dhe të flasësh, t’i përgjigjesh pyetjeve, ka edhe nga ata të ftuar që pyetjet i kanë marrë më parë dhe përgjigjet i kanë mësuar përmendësh.

Unë i kam dhënë maksimumin dhe i kam marrë maksimumin BBVip, ai format mua më qojnë në qendër të vëmendjes”, tha ai.

Gjithashtu për çmimin e madh ai tha që nuk është i mërzitur që nuk e ka fituar, për shkak se ka marrë dashuri të madhe nga njerëzit.

“Shiko, unë nuk jam i mërzitur që nuk fitova, por dashuria që kam marrë nga njerëzit është fitorja më e madhe”, përfundoi Veshaj./Lajmi/