Donaldi kopjon Beatrix dhe reagimi i këngëtares nuk mund të ishte më ironik se kaq

Donald Veshaj na ka zbuluar një varg nga kënga e tij më e re ku shkruan: “Të kuptoj më mirë me sy se me fjalë…”.

Por fansave të vëmendshëm të këngëtares duket qartazi që nuk u shpëtojnë detajet.

Sipas tyre Trixa në këngën e saj “Faj” i dedikoi Donaldit shprehjen “Sy në sy pa fjalë po më kupton” andaj ata shpërthyen në komente duke e akuzuar aktorin se për këtë frazë është frymëzuar nga teksti i këngës së këngëtares së tyre të preferuar.

Por nëpërmjet një statusi në Twitter duket se dhe Beatrix e pohon shqetësimin e fansave pasi shkruan: “Do pak sultjash/hashure se është recetë origjinale të paktën”, tani jemi në pritje të një reagimi nga Donaldi pasi dihet që në situata të tilla ai e ka me patjetër një batutë./kryefjala