Web Analytics
BallinaSHOWBIZ“Donaldi ma ka nxirë jetën!” Xhani Demika flet pas sherrit qe kishte...

“Donaldi ma ka nxirë jetën!” Xhani Demika flet pas sherrit qe kishte me binjakët Veshaj

Ai është i njohur gjërësisht në showbiz-in shqiptar si menaxheri i personazheve “Vip”.

Po,bëhet fjalë për Xhani Demikan, i cili së fundmi ka realizuar një intervistë për “Glamour Zone” në Rtv Ora.

Në këtë intervistë ai u ndal edhe tek sherri që bëri publik mes tij dhe Romeo dhe Donald Veshaj.

Pasi bëri publik sherrin me binjakët Donald dhe Romeo Veshaj, Xhani tregoi se prej një viti Donaldi i ka premtuar një kafe mirëpo refuzon akoma t’ia hap edhe telefonin.

“Pas daljes nga Big Brother, Donaldi ka një vit që më genjen për kafe.

Më ka thënë shumë herë, madje edhe nuk më hapi telefonin.

Po e them publikisht, që as unë nuk do t`ia hap më telefonin.” u shpreh Xhani Demika.

Ndonëse ka një inat ndaj këngëtarit për sjelljen e tij gjithë këtë kohë, sërish menaxheri i “Vip-ave” pranoi se në krahasim me Romeon, Donaldi është shumë herë më pozitiv.

Kujtojmë që para disa kohësh Xhani ka rrëfyer si rrallë herë debatin që ka pasur disa vite më parë me vëllezërit Veshaj.

Ai rrëfeu se për rreth 4 vite nuk ka pasur fare komunikim me dy djemtë dhe ka qenë ai i cili i kishte mbetur hatri me Donaldin dhe Romeon.

Mirëpo marrëdhënia e tyre sikur mori një tjetër drejtim kur Xhani vendosi të suportonte Donaldin, ishte kur ai rrëfeu historinë e tij në “BBVIP”, gjë që e preku menaxherin e njohur.

Pas kësaj i menjëhershëm ka qenë asokohe dhe reagimi i Romeos i cili i dërgoi një mesazh Demikës ku shprehej se nuk e priste mbështetjen e tij ndaj aktorit të humorit.

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,003NdjekësitNdjek

Të Fundit