Donaldi për vëmendje mban në krah Borën por hedh kunja drejt Trixes

Tashmë është e kotë ti kthehemi një historie që përveç shtatzanive,pati gjithçka si nëpër telenovelat Meksikane, Bora-Donaldi-Trixa u bënë kryefjalë e lajmeve dhe portaleve.

Kjo histori mbushi jo vetëm xhepat e tyre por edhe axhendën e karrierën.

Donaldi së fundmi ka provokuar zemërimin e atyre që e ndjekin në Instagram,kjo sepse postimi i tij i fundit ku shihet në mes të detit shkruan:”Të kuptoj më mirë me sy se me fjalë…”

Janë fjalë që na kujtojnë tekstin e Beatrixes “Faj” që ishte dedikim për Donaldin ku thuhet:”Sy në sy pa fjalë po më kupton”

Një tjetër detaj është dora e Donaldit e shtrirë dhe kujton sërisht Trixen që dikur thoshte se nëse Donaldi i zgjaste dorën dhe i thoshte hajde hidhemi,ajo do hidhej bashkë me të.

Fansat nuk e kanë pritur aspak mirë dhe mjafton ti hidhni komenteve një sy./kryefjala