Web Analytics

Doni të dini “anët e errëta” të Mozzik dhe Erës? Sapo i zbuloi menaxheri i njohur i “VIP-ave”

Botuar nga: InfoKosova

Menaxheri i “Vipa-ve” Xhani Demika së fundmi ka qenë i ftuar në “Glamour Zone” në Rtv Ora.

Në këtë intervistë Xhani nuk ka lënë gjë pa thënë e zbuluar rreth personazheve të njohur të showbiz-it tonë me të cilët sigurisht ka kontakt të drejtëpërdrejtë.

Si sillen në prapaskenë artistet tanë të preferuar?

Kësaj pyetje Demika nuk hezitoi t’i përgjigjej duke zbuluar “anët e errëta” të disave prej artistëve tanë të njohur.

Xhani evidentoi “cilësitë negative” të Gramoz Aliut ose i njohur si Mozzik dhe Era Istrefit.

Për reperin, menaxheri u shpreh me rezerva duke treguar se vonohet shumë.

“Mozzik kishte një bashkëpunim me një mikun tim.

Unë isha ndërmjetësi, që i lidha kontaktin.

Mbaj mend që Mozzik e ka lënë atë djalin 8 orë në pritje”– tha Xhani Demika.

Gjatë intervistës Xhani foli edhe për Era Istrefin për të cilën u shpreh me tone më të ashpra, menaxheri madje nuk u kursye as kur e etiketoi si këngëtaren më mendjemadhe.

Era Istrefi, edhe kur kam rastisur në koncerte, ka qenë shumë e ftohtë, dhe më është dukur mendjemadhësi mbaj mend në koncertin e fundit që rastisëm, ajo ka qenë e tërhequr nga të gjithë njerëzit.

Të FUNDIT