Dramë në Luksemburg, Kosova merr fitore të madhe

Kosova ka shënuar fitoren e dytë në parakualifikueset për Kupën e Botës 2023.

Dardanët kanë mposhtur në udhëtim Luksemburgun me rezultat 80-84.

Kosova e nisi shumë mirë ndeshjen duke mbajtur avantazh deri në përfundim të pjesës së parë të ndeshjes.

Vendasit e nisën më mirë pjesën e dytë, por basketbollistët kosovar arritën të përmbysin dhe të fitojnë ndeshjen.

Drilon Hajrizi ka shkëlqyer te Kosova edhe në këtë ndeshje.

Mitrovicasi shënoi 25 pikë, 7 kërcime e 4 asistime në fitore.

Erjon Kastrati si gjithmonë, me qetësinë e tij shënoi 19 pikë tjera për Kosovën në fitore, bashkë me 3 asistime, kurse Gëzim Morina dha 13 pikë.

E Luksemburgut, 30 pikët e Clancy Ruggut, nuk ndihmuan as në këtë ndeshje.

Pas kësaj fitoreje Kosova ka bilanc 2-0 në Grupin B parakualikues.

Më vonë luhet ndeshja tjetër e grupit Islanda – Sllovakia.

TABELA AKTUALE:

1. Kosova 2-0

2. Sllovakia 1-0

3. Islanda 0-1

4. Luksemburgu 0-2.