Drejt kutive të votimit, si u dukën sot gratë e politikanëve

Kandidatët për kryeministër tashmë kanë ushtruar të drejtën e tyre për të votuar.

Të tre janë shoqëruar në qendrat e votimit nga bashkëshortet e tyre.

I pari që votoi ishte kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili ka votuar bashkë me gruan e tij, Remzie Shahini-Hoxhaj dhe djalin e tyre, Lirin, që sot iu drejtuar kutive të votimit për herë të parë.

Gruaja e Hoxhajt kishte të veshur një fustan bardh e zi me një pallto të zezë.

Pas tij, ka votuar edhe kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, bashkë me gruan e tij, Serveten.

Ajo kishte të veshur një pallto të zezë, të cilët e kishte kombinuar me një shall bardh e zi.

Me ngjyrë të zezë ishte veshur edhe bashkëshortja e kandidatit për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurtit.

Rita Augestag Knudsen kishte veshur një pallto të zezë, sipër së cilës kishtë vënë një shall poashtu me këtë ngjyrë.

Edhe gruaja e kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Anita Haradinaj ka zgjedhur që sot të vishet me ngjyrë të zezë.

Ajo kishte veshur një pallto të zezë me një palë pantollona./Indeksonline/