“Drejt martesës por nuk u martuan kurrë”, këto janë çiftet shqiptare që nuk kishin fat në dashuri

Emra të njohur të estradës të cilët kishin deklaruar hapur lidhjet e tyre të dashurisë, përgjatë pandemisë dhe jo vetëm i kanë dhënë fund atyre.

Disa të konfirmuara e disa jo, në vazhdim ua sjellim disa nga emrat e estradës shqiptare të cilët janë ndarë së fundmi.

Ronela Hajati dhe Young Zerka i kanë dhënë fund marrëdhënies disavjeçare.

Dyshimet erdhën pasi Zerka festoi ditëlindjen, por mungoi një urim nga Ronela.

Gjithashtu dyshja nuk e percjellin më njëri-tjetrin në rrjete sociale dhe më vonë e konfiruman vet ndarjen e tyre.

Heidi Lushtaku dhe Robin Krasniqi ishin dyshja më e komentuar në shtypin rozë.

Lidhja e tyre disa vjeçare ishte edhe drejt martesës deri në momentin kur Heidi e konfirmoi ndarjen me këto fjalë:Unë vazhdoj ta çmoj si mik Robinin e sidomos familjen e tij, e në veçanti nënën e tij e cila më trajtoi sikurse vajzën e vet, dhe si e tillë duhet të shërbejë si model pozitiv për të gjitha vjehrrat shqiptare.

Tea dhe Bearti i kanë dhënë fund lidhjes së tyre në ditëlindjen e Teas.

Ndarja ka ndodhur në Stamboll, atje ku planifikohej të kalonin një festë të paharrueshme.

Robert Berisha dhe Nora Istrefi – Një nga ndarjet më të bujshme të këtij viti ishte ajo mes Robert Berishës dhe Nora Istrefit.

Prej 13 vitesh bashkë, prindër të një vajze, dyshja vendosën që t’i jepnin fund martesës së tyre.

Ishte vetë Roberti përmes një statusi në Instagram që tregoi se ai dhe Nora nuk do jenë më bashkë, por gjithë jetën do ta respektojë ish-bashkëshorten e tij.

Arbana Osmani dhe Arditi– Për moderatoren e famshme, Arbana Osmanin është përfolur shumë këtë vit.

Fillimisht u shkruajt se ajo i kishte dhënë fund martesës së saj me Arditin, mirëpo sapo u përhap ky lajm, një dashuri e re erdhi për moderatoren.

Ajo tashmë e ka konfirmuar që është në një lidhje me regjisorin e njohur, Eduart Grishajn./Blic/