Dua Lipa akoma nuk mund të besojë se ka bashkëpunuar me Madonnan

Dua Lipa thotë se të punosh me Madonnan dhe Missy Elliott ishte e pabesueshme.

24-vjeçarja konfirmoi kohët e fundit se ajo arriti të nxirrte hitin e mbretëreshës së popit dhe hitin “Get Get Ur Freak On”, për ta paraqitur në një remiks të këngës së saj “Levitate”, e cila fillimisht u paraqit në albumin e dytë, “Future Nostalgia”.

Shqiptarja e famshme tani thotë se ende nuk mund të besojë se bashkëpunimi ka ndodhur në të vërtetë.

“Gjithmonë ka qenë një ëndërr e imja që të punoj me Madonnan dhe Missy Elliott, dhe të jemi në gjendje t’i bëjmë në një këngë”.

“Duke e ditur se kënga do të dalë së shpejti, prapë kjo më duket e pabesueshme”, ka thënë Dua gjatë një paraqitjeje në Ash London Live.

Remiksi, i cili do të dalë në treg më 14 gusht, është krijuar së bashku me DJ dhe producenten Marea Stamper, e njohur me emrin artistik, ‘The Blessed Madonna’.