Web Analytics
BallinaSHOWBIZDua Lipa duket elegante dhe tërheqëse ne pozat e reja

Dua Lipa duket elegante dhe tërheqëse ne pozat e reja

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka pasur një vit mjaft të suksesshëm.

Ajo ka mbajtur thuajse në tërë botën turneun e saj “Future Nostalgia”.

Në kuadër të të cilit ka mbajtur rreth 93 koncert.

Në paraqitjen e saj të 93-të për këtë vit, Lipa është dukur mjaft elegante e veshur me një fustan të gjatë të kaltër dhe me rrip në mes.

Mes të tjerash ajo kishte vendosur për aksesorë edhe një qafore, e cila kishte simbolin e kryqit në mes.

Flokët e saj të zeza dhe të gjata ishin lënë në valë të lirshme, me çka edhe bëri që fytyra e saj të vihej mjaft mirë në pah.

Dua përndryshe ka njoftuar se më datë 28 nëntor do të përmbyllë turneun e saj me një koncert gjigant në Tiranë, përkatësisht në sheshin “Skënderbej”.

Ajo eshte njera nga kengetaret shqiptare me te pelqyera me fame boterore./Telegrafi/

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,003NdjekësitNdjek

Të Fundit