Dua Lipa e përkrah dhe ndihet krenare me suksesin e filmit “Zgjoi”

Dua Lipa ka postuar në rrjete sociale se është krenare me suksesin e filmit shqiptar.

Ajo përmes një postimi në Instastory ka ndarë me fansat e saj foton e filmit duke i sygjeruar që të shohin këtë film.

“Zgjoi” ka shënuar historinë në festival, duke fituar tri çmimet kryesore të këtij festivali.

Filmi ka fituar trofeun për “Filmin më të mirë”, “Regjinë më të mirë” si dhe “Çmimin e publikut”, në festivalin e SHBA-së.

Dua shkroi fjalë të mira teksa edhe sugjeroi fansat e saj ta shikonin atë.

” ZGJOI!!! Shkruar dhe drejtuar nga Blerta Basholli nga Kosova e cila ka fituar çmime në Sundance! “Filmin më të mirë”, “Regjinë më të mirë” si dhe “Çmimin e publikut” ndihem aq krenare!!!! Nëse keni mundësi ju lutem shikojeni”./Blic