Web Analytics
BallinaUncategorizedDua Lipa me fustan të bardh për Grammys 2020

Dua Lipa me fustan të bardh për Grammys 2020

Dua Lipa është shoqëruar nga i dashuri i saj në ceremoninë e Grammy mbrëmë në Los Angeles.

Në mesin e shumë yjeve të muzikës që janë mbledhur në natën më të rëndësishme të vitit, ishte e pranishme edhe pop ylli Dua Lipa.

Këngëtarja me prejardhje shqiptare ka shkuar e inspiruar për veshjen nga stili i nuseve në fustanin e bardhë të satenit.

Ajo është shfaqur dorë për dore me të dashurin, Anwar Hadid dhe bashkë kanë pozuar të lumtur për fotografët.

Çifti gjatë gjithë mbrëmjes janë shfaqur shumë të dashuruar derisa e kanë shikuar shfaqjen nga radhët e para.

Dua këtë vit nuk ka qenë e nominuar në asnjë kategori, ndërsa albumi i saj i ri që pritet ta publikojë së shpejti mund t’i japë sërish rast të marrë sërish çmime në këtë ceremoni prestigjioze dhe shumë të rëndësishme të muzikës.

Shiko Fotot:

Rrjetet Sociale

630,279FansaPëlqeje
28,213NdjekësitNdjek
1,003NdjekësitNdjek

Të Fundit