“Duart i kishte të ftohta…”, vajza e Jakup Krasniqit tregon për vizitën që i bëri të atit në Hagë

Vajza e Jakup Krasniqit, Gresa Krasniqi, ka bërë një dedikim prekës për të atin ku ka folur për takimin e fundit me të në Hagë.

Ajo ka postuar një fotogafi kur ka qenë e vogël e në krahët e të atit derisa e ka përshkruar me mallë takimin me të, shkruan “Kosovarja”.

Gresa e ka përshkruar se përqafimi i të atit ishte më i ngorhti për të derisa duart kishte të ftohta.

“Në vizitën tonë të fundit në Hagë, babi sapo kishte përfunduar shëtitjen dhe erdhi në dhomën ku takohemi çdo herë.

Duart ende i kishte të ftohta, por perqafimet i ka të ngrohta gjithmonë”.

Gresa shtoi tutje se janë krenar për të atin derisa ndjejnë shumë mall.

“Sa shumë mall e krenari ndjejm per ty çdo ditë!”.

Kujtojmë se, ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, është arrestuar më 4 nëntor të vitit 2020, pasi i ishte konfirmuar aktakuza për kr.ime lufte.

Ai po qëndron në paraburgim, në objektin e Dhomave të Specializuara në Hagë.

Shiko postimin: