Dubai dëbon gratë që dolën pa rroba në ballkon

Dubai do t’i dëbojë gratë që u fotografuan të z.veshura në ballkonin e një ndërtese, thanë autoritetet pasi e kritikuan in.cidentin si diçka që është jashtë vlerave të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Grupi i grave të z.veshura, të cilat po bënin fotografi javën e kaluar në një ballkon në zonën Marian, mund të shiheshin edhe nga ndërtesat përreth.

Pamjet u shperndan shumë në rrjetet sociale.

“Individët e përfshirë do të dëbohen nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Asnjë koment tjetër nuk do të bëhet për këtë çështje”, tha prokurori i përgjithshëm i Dubait, Essam Issa Al Humaidan përmes një deklarate.

Në deklaratën e prokurorit nuk përmendet përkatësia kombëtare e grave të përfshira, shkruan Reuters.

Policia e Dubait njoftoi të shtunën se i ka ar.restuar personat e përfshirë në fotografim dhe paralajmëroi kundër atyre që i cilësoi si “sjellje të papranueshme që nuk i pasqyrojnë vlerat dhe etikën e shoqërisë së Emirateve”.

Të huajt që jetojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe shpesh janë prekur nga ligjet e pazakonta për ta, përfshirë dënimet për konsumim të alkoolit dhe puthjet në publik./Kosovarja/