“Duda mos m’shti, mos ma qel gojën, rri rahat”, debat i ashpër mes Baljes e Hoxhiq

Adriana Hoxhiq nga Partia Komuniteti i Bashkuar dhe Duda Balje nga Unioni Socialdemokrat janë përplasur mes vetë gjatë një lidhjeje direkte në emisionin “Frontal” në T7.

Derisa Balje i thotë se nuk ka të drejtë të punojë për boshnjakët, Hoxhiq i kërkon të mos flasë, përndryshe detyrohet të flasë edhe ajo.

“Duda mos m’shti mos ma qel gojën, me kallxu unë krejt, më mirë e ki rri rahat”, i thotë Hoxhiq.

Ndërsa, Balja i thotë se “ ti nuk ki obligim të punosh për boshnjakët”.

I gjithë ky debat erdhi pasi kryetarja e Unionit Socialdemokrate, Duda Balje ka akuzuar Adriana Hoxhiqin nga Partia Komuniteti i Bashkuar se kanë fituar vota duke bashkëpunuar me Listën Serbe./Express/