Dugolli: Kishte epokë të Rugovës e Thaçit, tani është epoka e Albin Kurtit

Profesori Bujar Dugolli thotë se Albin Kurti është lideri më i fuqishëm në Kosovë dhe po e fillon një epokë të re.

“Lëvizja Vetëvendosje është hera e tretë që po i fiton zgjedhjet.

Historia e rritjes së saj prej 2010 kur fillon me marrë pjesë në zgjedhje ka qenë në rritje dhe tash e ka atë finalen e madhe’, thotë Dugolli në Pressing.

“Është në pyetje fillimi i një epoke të re.

E ka pasur një epokë që është identifikuar me Ibrahim Rugovën dhe ajo kohë mbahet mend se ka qenë epoka e Ibrahim Rugovës.

Ka qenë epoka e Thaçit që ka qenë prej 2008.

Tash është epoka e Albin Kurtit”, theksoi Dugolli.