Ish-deputeti Fisnik Ismaili ka thënë se atë duhet ta ngrehin zvarrë përndryshe nuk do të pranojë ta mbyllë biznesin e tij në rast se rivendosen masat kundër Covidit.
“Duheni me m’ngreh zh.ag për me m’shti mrena”, ka thënë Ismaili në Klan Kosova.
“Nëse dikujt veç i shkon menja qetash me na i mbyll bizneset, me na mbyll nëpër shpija, s’kom me u bind”.
Ismaili ka thënë që vetë ai e kishte treguar kujdesin ndaj Covidit, duke bërë thirrje që të mbyllen brenda dhe t’i marrin masat tjera të nevojshme.
Mirëpo, nervoza e tij ka ardhur pas tubimeve zgjedhore në kohë të fushatave të partive, ku masat anti-covid nuk ishin respektuar fare.
“Tash kur s’respektohen rregullat për tubime pse duhet me u respektu për të tjerat?”
Ai ritheksoi se e ka ndarë mendjen ta vazhdojë punën pavarësisht vendimit të ri që mund ta marrë qeveria e Kosovës.
“Neve që dojmë me punu, le t’na lajnë me punu”./Express/