Duket se sapo u zbulua mysafiri i parë i binjakëve

Romeo dhe Donald Veshaj do të nisin të premten e ardhshme programin e tyre më të ri në Top Channel, “Më ler të flas”.

Dhe sigurisht që përgatitjet për këtë program që kanë filluar, madje në një nga STORYT e fundit të Romeos dhe Donaldit, shohim që kanë postuar foto nga ashensori i Top-Channel.

Por një pjesë e rëndësishme e një programi janë edhe të ftuarit VIP që do të bëhen pjesë e tij, prandaj dhe ne më duket se sapo zbuluam njërin prej tyre dhe ajo është FIFI.

Nëpërmjet një pyetësori të publikuar në Instagram fansat e pyesin Fifin nëse e ka takuar Donaldin dhe përgjigjen e saj e gjeni më poshtë:

E në fakt është më se e pritshme pjesëmarrja e këngëtares në këtë show pasi është mikeshë me vëllezërit Veshaj, shprehu hapur mbështetjen e saj për Donaldin kur ai ishte brenda shtëpisë së Big Brother dhe mbi të gjitha është një këngëtare shumë e kërkuar momentalisht në showbiz.