Duket si shtëpi normale, por ajo që fshihet pas saj është vërtetë e frikshme

Një poltergeist (poltergeist = një shpirt apo ndonjë qenie tjetër mbinatyrore, përgjegjëse për shqetësimet fizike, sikur që janë zhurmat dhe hedhja e objekteve përreth) i cili pa mëshirë kishte ter.rorizuar një shtëpi për katër muaj me anë të gjuajtjes së gurëve dhe thi.kave ndaj njerëzve që jetonin atje, është përshkruar si njëri ndër entitetet më të frikshme mbinatyrore në Australi.

Tm.erri i shtëpisë “Humpty Doo” Tony Healy dhe Paul Cropper kanë kaluar disa ditë në shtëpinë “Humpty Doo” në Territorin verior, kur poltergeisti ishte në kulmin e veprimit të tij, në vitin 1998.

Këta të dy kanë publikuar detajet e takimit me poltergeistin në librin e tyre të ri “Australian Poltergeist:

The Stone-throëing Spook of Humpty Doo and Many Other Cases”.

Në këtë libër jepen detajet e 50 rasteve më të njohura të pushtimeve poltergeist në Australi, që datojnë nga viti 1845 – ku “Humpty Doo” gjendet në vendin e dytë.

Takimet me shpirtra në pronën “McMinns Drive” filluan në janar të vitit 1998, kur poltergeist filloi të gjuante guralecë nga kulmi në tokë, tryeza, shtretër dhe koka njerëzish.

Çka përjetuan banorët?

Po të njëjtën natë, banorët Andreë dhe Kirsty Agius, Dave Clark, e dashura e tij Jill Summerville dhe shoku i tyre Doug Murphy vërejtën thika, bateri të vogla, çelësa dhe copa qelqesh që hidheshin dhe lëshoheshin nëpër shtëpi.

Ata kishin ftuar dy priftërinj katolikë dhe një ortodoks për të tentuar ekzorcizmin.

Por, që të gjitha tentimet kishin dështuar, bile njëri nga priftërinjtë tha se kishte parë një kryq duke “notuar” nëpër dhomë.

Banorët e shtëpisë shumë shpejt u bënë viktima të fjalëve të ndyta dhe simboleve të pista, të vizatuara nëpër mure dhe në dysheme.

Gjatë disa ditëve të ardhshme poltergeisti e shtoi nivelin e vandalizmit, duke shkaktuar dëmtime serioze – një ‘CD player’ ishte përplasur përtokë dhe ishte thyer, xhamat e dyerve dhe dritareve ishin bërë copë e thërrime nga objektet që gjuheshin andej-këndej.

Healy dhe Cropper kaluan pesë ditë dhe net në këtë pronë, në vitin 1998.

Materializimi i objekteve Healy thotë se kishte parë një objekt duke u materializuar në ajër.

Isha duke biseduar me një zonjë e cila ishte ulur përballë meje.

Ishte duke lexuar një artikull gazete, kur një vazo fluturoi mbi kokën e saj dhe u thye, duke u përplasur në mur”.

Pasi që kaluan katër muaj, poltergeisti u largua papritmas, ashtu sikur që kishte ardhur.

Ardhja dhe largimi i tij ende kanë mbetur të pashpjeguara.

Që nga koha kur kishin qenë dëshmitarë të ngjarjeve në “Humpty Doo” 17 vjet më parë, çifti kishte vizituar vende të tjera, të ndryshme, duke intervistuar njerëzit që kishin përjetuar ngjarje të ngjashme.

Në librin e tyre, Healy dhe Cropper flasin deri në detaje për 11 rastet më të njohura të poltergeistit në Austali.

Shiko Videon: