Dy infermiere kosovare infektohen me koronavirus

Janë testuar pozitiv edhe dy infermiere të Klinikës Infektive në QKUK me koronavirus Covid-19.

Lajmin e ka konfirmuar sot edhe infektologu Prof. Salih Ahmeti.

“Po mund t’ju konfirmoj se edhe dy infermiere janë testuar pozitiv.

Numri i infermiereve ka shkuar në tre.

Dy prej tyre janë duke u trajtuar këtu në klinikë, por fatmirësisht janë me simptoma të buta dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore”, ka deklaruar Ahmeti.

Në nivel të Kosovës deri më tani janë infektuar 5 infermierë dhe 2 mjekë.

Kujtojmë se infektologu Ahmeti ditë më parë ka treguar se stafi mjekësor janë të rrezikuar nga koronavirusi, por ai ka thënë se është i bindur se do t’ia dalin ta kalojnë këtë situatë me sukses.