Web Analytics

Dy ish banorët e BBVA, Sarah dhe DJ PM prindër për herë të parë?

Çifti i njohur PM-Sarah ka shfaqur dëshirën për të përjetuar për herë të parë përvojën e prindërimit.

Megjithatë, për dasmën, ende nuk është koha e tyre!

DJ PM ishte i ftuar në emisionin “District”, ku ai ndau disa prej planet për të ardhmen e tyre në lidhje me të qenët prindër.

I pyetur për planifikimin e një dasmeje, PM u përgjigj se ata aktualisht nuk kanë planifikime për këtë moment, por kanë shprehur dëshirën e tyre për të pasur fëmijë.

“Nuk e di. S’dua as të të gënjej dhe as të shpik diçka. Nuk është se e kemi menduar për momentin, por kemi pasur një plan ndoshta për të tentuar të bëhemi prindër, por prapë s’dua të gënjej, disa angazhime nga ana e Sarës, disa angazhime të miat hyjnë midis por s’është se nuk e kemi menduar,” u shpreh DJ PM.

Për sa i përket preferencave për gjininë e fëmijës së tyre të parë, PM shprehu dëshirën që fëmija të jetë i shëndoshë dhe të mirë, por ka një lehtësim të veçantë për një djalë.

“Me rëndësi veç të jetë shëndoshë fëmija. Unë personalisht, në shijen time do të kisha pasur qejf një djalë në fillim, por edhe një vajzë nuk më pengon, përkundrazi më lumturon,” shtoi ai.

Nga rubrika