Dy në gjendje të rëndë, 36 po trajtohen, bilanci i të prekurve me koronavirus në Kosovë

Bazuar në raportin e Klinikës Infektive të ditës së sotme, në klinikë janë të shtrirë 36 pacientë me Covid-19 pozitivë.

28 raste janë në gjendje stabile, 7 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Siç njofton infektologia Sadije Nimani, raportin e së cilës e transmeton QKUK-ja në Facebook, në mjekimin intensiv të klinikës janë duke u trajtuar dy pacientë në gjendje të rëndë dhe përkujdesje intensive.

“Sot nga klinika do të lirohen n 9 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid- 19”, thuhet në njoftim.