“Dy net 50 mijë euro…”/ Fansi i zjarrtë i bën propozimin e papritur Dafina Zeqirit

Dafina Zeqiri është një nga këngëtarët më të pëlqyera për publikun shqiptar.

Në fillim e pëlqyen për zërin e muzikën që bën dhe më pas edhe për paraqitjen e jashtme.

Artistja ka mijëra fansa, ku disa prej tyre kanë edhe dëshira të “çmendura” në lidhje me këngëtaren. Siç është edhe rasti i Arbenit, një simpatizuesi të flaktë të Dafinës i cili duket se ka vetëm një ëndërr: Të kalojë dy net me idhullin e tij.

Dëshirën e tij të zjarrtë fansi ia ka shprehur publikisht në “TikTok”, ku në këmbim i ofron 50 mijë euro.

“Dafina Zeqiri 50 mijë euro dy net me ty., Kur të duash ti vetëm kontaktom., Të lutem, vdes për ty, Të dua shumë”, dëgjohet të thotë personi në video.

Ndërkohë kujtojmë se Dafina Zeqiri prej kohësh po përjeton një lidhje dashurie me Genc Halimin, ose të njohur gjerësisht si Dj Geek.

Shiko videon: