Një ditë jo e mirë ishte sot për të afërmit, miqtë dhe kolegët e dy ish punëtorëve të Radio Televizionit të Kosovës, shkruan “InfoKosova”.
Rexhep Shehu dhe Halit Ndrecaj kanë ndërruar jetë.
Rexhepi ishte kameraman shumëvjeçar i RTK-së, ndërsa Haliti punonjës sigurimi në mediumin publik kosovar.
Këtë njoftim e ka bërë Mentor Shala i cili i kujton të ndjerët dhe shpreh ngushëllimin me anë të këtij statusi në Facebook, ku shihen që të dy të ndjerët: “Sot paskan ndrru jetë dy kolegë të RTK-së, kamermani shumëvjeçar i sportit Rexhep Shehu dhe ish punëtori i sigurimit Halit Nrecaj.
Familjarëve, kolegëve, miqëve të tyre ngushëllimet më të sinqerta!
Lamtumirë kolegë!”./InfoKosova/