Dy të vdekur në Gjakovë nga Covid-19

Spitali i Gjakovës ka njoftuar se kanë vde.kur dy pacientë që ishin duke u trajtuar në këtë spital.

Ak tualisht në Spitalin e Gjakovës janë duke u trajtuar 47 pacientë për koronavirus, prej tyre 16 pacientë të konfirmuar pozitivë e 31 të tjerë të pakonfirmuar.

24 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi, ndërsa 4 janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Njoftimi i plotë i Spitalit të Gjakovës:

Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë raporti 24 orësh është:

47 pacientë të hospitalizuar që trajtohen për Covid,

16 pacientë të konfirmuar Pozitiv me COVID-19,

31 pacientë janë të pakonfirmuar,

24 pacientë janë me oksigjenoterapi,

4 pacientë janë në gjendje të rënde,

2 pacientë kane vde.kur,

7 pacientë gjatë 24 orëve janë liruar për në shtëpi

Duke respektuar udhëzimet e ndihmoni veten, familjen dhe personelin shëndetësorë!