Web Analytics
BallinaSHOWBIZDyfishohet çmimi i madh, ja sa do marrë fituesi i Big Brother...

Dyfishohet çmimi i madh, ja sa do marrë fituesi i Big Brother VIP Albania

Do të duhet të presim vitin tjetër për të ndjekur reality shumë të komentuar dhe të ndjekur.

Flasim për “Big Brother VIP”, që pritet me shumë interes nga ndjekësit pas suksesit të edicionit të parë, deri atëherë, të shumtë do të jenë emrat që do të përfliten si konkurrentë për t’u bërë pjesë e lojës.

E ndërkohë stafi ka nisur që tani takimet e para për të përzgjedhur një kast, që pritet të jetë tejet i spikatur. Duket se ndryshimet do të jenë të mëdha në këtë edicion të radhës, ku tashmë kanë nisur të konfirmohen emrat e parë të personazheve që do të marrin pjesë. Burime bëjnë me dije se edhe çmimi i madh ka ndryshuar.

Kujtojmë se çmimi që fiti Ilir Shaqiri ishte 100 mijë euro, por vitin e ardhshëm pritet që shuma të jetë më e madhe se 200 mijë euro. Gjithashtu, spektakli do të vijojë të jetë dy herë në javë, duke pasur një audiencë të madhe./panorama

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,003NdjekësitNdjek

Të Fundit