Dyshimet për Kim Jong Un, ‘The Sun’: Ja kush është personi në foto

Ditët e fundit në mediat ndërkombëtare është janë shpërndarë disa lajme ku dyshohet se lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un mund të ketë vde.kur pas një operacioni të ndërlikuar.

Ndërkohë në disa media është bërë virale një foto ku duket një person i ngjashëm me Kim Jong Un në një ark.ivol prej xhami.

Megjithatë fotoja nuk i përket Kim Jon Un.

Ashtu siç raporton media britanike The Sun, imazhi është realizuar në vitin 2011 në funeralin e Kim Jong-il, i cili ndërroi jetë nga një su.lm në zemër.

Fillimisht fotografia u publikua nga media japoneze HKSTV dhe më pas u shpërnda nga media të tjera të huaja.

Spekulimet për gjendjen shëndetësore të Kim Jong Un nisën pasi mungoi në festimet e ditëlindjes së gjyshit të tij më 15 prill.

Kim, i cili është 36 vjeç nuk është parë në publik që me 11 prill.