Dyshohet për Morenën, ish-gruaja e yllit turk reagon pas lajmeve se ai ka të dashur të re

Mediat turke e kanë dhënë lajmin e lidhjes së këngëtarit Berdan Mardini me ish-Missin kosovar, Morena Taraku.

Sipas raportimeve të mediumeve më prestigjioze turke, ata janë fqinj në Stamboll dhe prej kohësh frekuentohen me njëri-tjetrn, Merdini së fundmi është ndarë nga bashkëshortja e dikurshme, me të cilën ka dy fëmijë, teksa kjo pjesë duket të mos ketë qenë aspak e lehtë për të.

Së fundmi, Berdan Merdini ka konfirmuar se ka një të dashur, pa e specifikuar se bëhet fjalë për bukuroshen kosovare, kjo ka sjellë reagimin e ish-bashkëshortes përmes rrjeteve sociale e cila ka shkaktuar një dramë të madhe para pak kohësh duke konfirmuar lidhjen me Gokhan Goz.

Teksa këngëtari ka marrë mbrojtjen për fëmijët duke e akuzuar ish-bashkëshorten për konsumim dr.oge, kjo e fundit është shprehur:

“Një baba që kujdeset për fëmijët e tij, i ndan nga nëna, dhe i ndan eksperiencat për tjetër grua në media sociale!

Është e qartë që nuk brengosesh për psikologjinë e fëmijës dhe sigurisht, mund të jesh edhe beqar në jetën tënde por nuk mendon për fëmijët tu eshtë e turpshme”.