Dyshohet se 40 nxënës u helmuan në Lipjan

40 nxënës dyshohet të jenë helmuar në Shalë të Lipjanit.

Në Qendrën e Mjekësisë Familjare thonë se gjatë ditës kanë trajtuar një numër të madh të pacientëve të cilët kanë pasur simptome të njëjta me njëri-tjetrin.

Pacientët kryesisht janë nxënës të shkollës fillore dhe të mesme, të cilët thuhet të jenë ushqyer nga vendi i njëjtë, raporton Klan Kosova.

Drejtorët e dy shkollave kanë thënë se janë vizituar nga inspektorët sanitarë dhe kanë marrë mostrat e ujit për të parë nëse ka të bëjë me ujin.

Mjekët nuk e kanë hedhur poshtë mundësinë e ndonjë viroze.