E dashura e Shpat Kasapit tregon për komentet që merr nga njerëzit: më thonë…

Selvija është bukuroshja brune, e cila i ka rrëmbyer zemrën këngëtarit të njohur Shpat Kasapi, e cila për veç zemrës së tij, ‘rrëmbeu’ menjëherë edhe vëmendjen e publikut.

Në një rrëfim të rrallë në çift, ata treguan në “Ftesë në 5” më shumë për marrëdhënien e tyre.

Selvija tha se një nga komentet që merr më së shumti, është për sytë e tërhequr m bisht, ku disa i thonë se duket si kineze.

“Më kanë thënë që jam si kineze, për shkak të syve, por unë kështu jam, kjo është pamja ime, nuk mund të ndryshoj.

Ma thonë kaq shpesh këtë sa po më bindin edhe mua që mos jam kineze”, tha ajo.

Ndërkohë çifti folën edhe për planet e afërta për fëmijë, duke thënë se shpresojnë të ndodhi sa më parë.

E pyetur për marrëdhënien me familjen e Shpatit, Selvija tha se të ëmën e partnerit e ka shoqe dhe se as nuk e quan vjehrrë.

“Unë jam rritur në një familje shumë të qetë dhe kisha frikë mos më binin prindërit e burrit që të grindeshim, por mamaja e Shpatit është e mrekullueshme, mua më vjen keq ta quaj vjehrrë.

Ajo më mungon, më bën të më marri malli.

E kam shoqe, me të flas çdo gjë.

E ka djalë Shpatin, por kur kam shkuar në familje, më ka treguar ato gjërat e dobëta”, shtoi ajo./express