E detyruan të bëhet pjesë e grupit edhe pse kishte humbur instrumentin muzikor

Aashna Belenje nga Nju Jorku, e ka filmuar vëllain e saj teksa imitonte lëvizjen me duar, sepse kishte humbur flautin e tij.

Derisa të tjerët luanin me instrumentet frymore, ai nuk dukej aspak i kënaqur dhe hapte gojë i përgjumur.

“Vëllai im humbi flautin, megjithatë mësimdhënësit e detyruan të luante”, ka shkruar Belenje lidhur me rastin, që është shpërndarë në rrjetet sociale.

“Është i vetmi që nuk po tingëllon keq, të tjerët janë shumë të dobët”, është komenti që ka marrë më së shumti pëlqime.

Shiko Videon:

https://www.facebook.com/uniladsound/videos/471378989872415/?t=8