E dhimbshme, infermjeria e QKUK’së e rrakapitur nga lufta me koronavirusin, pushon në korridor të spitalit

Mjekët kosovarë e vecanërisht ata të Klinikës Infektive së QKUK’së ka muaj që janë në vijën e parë të frontit duke u ballafaquar me pacientët të cilët janë të prekur me Covid-19.

Madje për disa nga infermierë t e QKUK-së , Klinika Infektive tashmë është bërë shtëpi e dytë .

Me nga 16 orë punë disa nga ta, lodhjen po e mposhtin në korridoret e ballkonet e spitalit, për t’u kthyer sërish në punë .

Në rrjetet sociale po qarkullon një forografi ku tregon gjendjen reale të inferierëve kosovarë .

Në atë foto shihet infermierja Shqipe Kadriu, duke pushuar për pak momente gjatë orarit të punës në Klinikën Infektive, e cila është mbingarkuar me pacientë me Covid-19.