E diela relaksuese e Thaçit, pas Sharrit çajin e pasdites e pi bashkë me prindërit në Burojë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi me t’u kthyer në Kosovë pas intervistimit katër ditor në Gjykatën e Hagës, ka vizituar bukuritë e maleve të Sharrit, e pas tyre çajin e pasdites e ka shijuar me prindërit në Burojë, në vendlindje.

Thaçi përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale ka shkruar se çajin po e shijon me prindërit.

“Çajin e pasdites me prindërit në Burojë”, ka shkruar Presidenti mbi foton me prindërit.

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/posts/4051993234871005

Kujtojmë, që Thaçi sot ka vizituar Malet e Sharrit, me ç’rast ka publikuar një foto në llogarinë e tij në Facebook.

“Në mesditë nëpër ujëvarat e shpateve të maleve të Sharrit”, ka shkruar Thaçi.

Kreu i vendit tonë së fundi ishte për intervistim katër-ditor në Hagë, pas publikimit të propozim-aktakuzës për kinse krime lufte.

Derisa nuk ka dhënë detaje nga intervistimi i tij, presidenti Thaçi më herët kishte hedhur poshtë akuzat e speciales, duke thënë se ligjin e vetëm që e kishte shkelur gjatë luftës kishte qenë ai i kasapit të Ballkanit, Sllobodan Milloshevic./gazetametro.net